A po ju mbanë zgjuar natën fëmija juat të cilit po i dalin dhëmbët? Kuptoni si duhet ti’ zbutni mishrat e lënduar dhe kujdeseni për dhëmbët e rinj të foshnjës tuaj.
Jargitja, nervoza dhe të qarit mund të bëjë daljen e dhëmbëve një përvojë të hidhur për foshnjat dhe prindërit. Këtu gjeni informacionet për të ndihmuar në lehtësimin e dhembjes – për të dy.
Çfarë është tipike?
Megjithëse koha ndryshon shumë, foshnjave shpesh fillojnë të i’u dalin dhëmbët kur janë afro 6 muaj. Dy dhëmbët e poshtëm qendror (prerësit e ulët qendror) zakonisht janë të parët që shfaqen, të ndjekur nga dy dhëmbët e sipërm qendror (prerësit e sipërm qendrorë).
Shenjat dhe simptomat klasike të daljes së dhëmbëve përfshijnë:
- Jargitje
- Përtypjen e objekteve
- Ndjeshmëri ose nërvozizëm
- Mishra të lënduar ose të butë
- Ethe rektale të ulët prej 37.2 °C
Shumë prindër dyshojnë se dalja e dhëmbëve shkakton ethe më të lartë dhe diarre, por studiuesit thonë se ato nuk janë shenja të daljes së dhëmbëve. Nëse fëmija juaj ka temperaturë rektale prej 38 °C ose diarre, bisedoni me mjekun tuaj.
Cila është mënyra më e mirë për të zbutur mishrat e lënduar?
Nëse fëmija juaj të cilit janë duke i dalur dhëmbët duket i parehatshëm, merrni parasysh këto këshilla të thjeshta:
Fërkoni mishrat e fëmijës suaj. Përdorni një gisht të pastër ose një garzë të lagur për të fërkuar mishrat e fëmijës suaj. Presioni mund të lehtësojë sikletin e fëmijës suaj.
Mbajini mishrat e dhëmbëve të ftohtë. Një rrobë e ftohtë, lugë ose një kruarëse e ftohtë e dhëmbëve mund të qetësojë mishrat e një fëmije. Megjithatë, mos i jepni fëmijës kruarëse të ngrirë të dhëmbëve.
Provoni ushqime të forta. Nëse fëmija juaj han ushqime të ngurta, ju mund t’i ofroni diçka të ngrënshme për ta brejtur – të tillë si kastravec ose karotë të ftohur dhe të qëruar. Megjithatë, mbajeni fëmijën tuaj nën vëzhgim. Çdo cope e kastravecit ose karrotës që thyhet mund të përbëjë rrezik për të i’a nxënë frymën.
Thani jargitjet. Jargitja e tepërt është pjesë e procesit të daljes së dhëmbëve. Të pasurit një kruarëse dhëmbësh, gisht ose objekt tjetër në gojë prodhon pështymë. Për të parandaluar acarimin e lëkurës, mbani një leckë të pastër të butë për të hequtharër mjekrën e foshnjës. Konsideroni përdorimin e një hidratuesi të tillë si krem ose locion me bazë uji.
Provoni ilaç pa përshkrim të mjekut. Nëse fëmija juaj është veçanërisht nervoz, acetaminofeni (Tylenol, të tjerë) ose ibuprofen (Advil, Motrin i fëmijëve, të tjerë) mund të ndihmojnë.
Shmangni tabletat homeopatike për daljen e dhëmbëve dhe ilaçe që përmbajnë lehtësues të dhimbjes benzocaine ose lidocaine. Ato mund të jenë të dëmshme – madje fatale – për fëmijën tuaj.
A duhet të thërras mjekun?
Dalja e dhëmbëve zakonisht mund të trajtohet në shtëpi. Kontaktoni mjekun nëse foshnja juaj ka ethe, duket veçanërisht e parehatshme, ose ka shenja ose simptoma të tjera të sëmundjes që nuk mund të lidhen me daljen e dhëmbëve.
Si mund të kujdesem për dhëmbët e rinj të fëmijës tim?
Në mënyrë ideale, duhet të fërkoni një rrobë të pastër dhe të lagur ose një furçë dhëmbësh të butë mbi mishrat e fëmijës suaj çdo ditë. Nëse jo, tani është një kohë e mirë për të filluar. Pastrimi mund të ndalojë ndërtimin e baktereve në gojën e fëmijës.
Kur shfaqen dhëmbët e parë të foshnjës tuaj, përdorni një furçë dhëmbësh të vogël e të butë. Derisa fëmija juaj të mësojë të pështyjë – rreth moshës 3 vjeçqare – përdorni një njollë pastë fluoride dhëmbësh jo më të madhe se madhësia e një kokrre orizi. Pastaj kaloni në madhësi të bizeles teksa afrohen 2 deri 3 vjet.
Është gjithashtu koha për të menduar për kontrollet dentare të rregullta. Caktoni vizitën e pare dentare të fëmijës pas shpërthimit të dhëmbit të parë dhe jo më vonë se ditëlindja e tij / saj e parë.
Dhëmbët dhe mishrat e foshnjës suaj do të ekzaminohen në kontrollet e foshnjave. Mos harroni, kujdesi dentar i rregullt gjatë fëmijërisë ndihmon në dhëmbë dhe mishrave të shëndoshë për një jetë të tërë.